Pamje nga pushimet e familjes Lipa në Shqipëri
23 Gusht 2020
Familja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës, ka disa ditë që është duke i shijuar pushimet. Pas pushimeve në Ulqin, familja Lipa ka vizituar Shqipërinë.
Babai i Dua-s, Dukagjini, së fundmi ka publikuar disa imazhe të familjes së tij nga “Syri i kaltër”, shkruan rtv21.tv
Në imazhet e publikuara në instagram për 217 mijë ndjekësit e tij në instagram, babai i Dua-s ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.
Ndryshe, më 10 gusht familja e Dua Lipës ishte për pushime në Ulqin./21Media