Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë të Austrisë, raportohet për tri viktima dhe 15 të lënduar. Sipas policisë sulme apo tentim për sulme ka pasur në 6 lokacione në Vjenë.

Autoritetet nuk kanë ofruar ende të dhëna mbi prejardhjen e atentatorëve, por,  shkak të situatës shkollat do të jenë të mbyllura sot në Vjenë.

Atentatorët hapen zjarr pa dallim kundër njerëzve që gjendeshin në lokale dhe rrugë. Ishte nata e fundit para se të hyjnë në fuqi kufizime te tjera për shkak të pandemisë.

Në aksion për ndjekjen e të dyshuarve kanë dalur 1000 policë. Sulmi terrorit në Vjenë pason sulmet e javëve të fundit në Francë dhe në Dresden të Gjermanisë. Televizioni austriak ORF ka marrë lavdërime të larta mbi raportimin objektiv Harta nga Süddeutsche Zeitung.

Pas këtij sulmi, pati reagime edhe na krerët shtetëror të Kosovës, të cilët thanë se janë pranë popullit të Austrisë në këto momente të vështirra./21Media