Policia e Kosovës ndodhet në lagjen “Dardani”a në Prishtinë, aty ku pak më parë u vra një person.

RTV21 sjell pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja në Prishtinë, lokacioni shihet se është rrethuar me shirita.

Sipas policisë i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë.

“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ngritur dyshimi se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën”, ka thënë Borovci për portalin rtv21.tv.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialist për hetimin e rasteve të vrasjeve si dhe njësitë e specializuara për ekzaminim të vend ngjarjes.

Në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjellë deri te ky rast tragjik.

Deri më tani policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetasi huaj i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendndodhjen e tij të dyshuarit me qëllim kapjen e tij.​/21Media