Pak nga videoklipi i ri i Rita Orës

Pak nga videoklipi i ri i Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora nesër do të publikojë videoklipin e këngës “Only Want You” në bashkëpunim me reperin e njohur 6LACK, shkruan rtv21.tv

Ditë më parë kjo këngë është publikuar në Youtube e në platforma tjera dhe është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre.

Në rrjetin social Instagram, Rita ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të shkurtër të videoklipit  të këngës “Only Want You” që do të lansohet nesër.

 

View this post on Instagram

 

Out tomorrow… #ONLYWANTYOU 💛

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Kujtojmë që Rita më 23 nëntor të vitit 2018 ka publikuar albumin e saj “Phoenix”. Pjesë e këtij albumi janë këngët e njohura si: “Anywhere”, “Your Song”, “Let you love me”, “Girls”, në bashkëpunim me Bebe Rexhën, Cardi B dhe Charli XCX, “Lonely together” bashkëpunimi i suksesshëm me Aviciin, “Falling To Pieces”, “Cashmere” dhe “Velvet Rope”. /21Media