Këto ditë do ketë një ndërthurje të traditës së vjetër e asaj të re

Këto ditë do ketë një ndërthurje të traditës së vjetër e asaj të re

Ekspozitë festive me muzikë e kostume tradicionale, tregtim të gjithë prodhimeve bio, gazhinës lokale apo bimë medicinale të rrethit Gjirokastër do të prezantohen në Panairin Festiv “Udhët drejt historisë”, në Libohovë nga data 8 deri në 10 qershor.

Këto ditë do ketë një ndërthurje të traditës së vjetër e asaj të re, ku përkrah artizanëve të vjetër edhe artistët e rinj me punimet të tyre në gur, metal, dru apo veshje tradicionale, pëlhura e arredo do shpalosin punët e tyre për turistët vendas e të huaj.

Do të prezantohet arti figurativ e letrar i përfaqësuar me gjithë artistët vendas e të huaj, që kanë shkruar apo krijuar veprat e tyre për këtë zonë. Por do të shfaqen edhe filma gjatë gjithë kohëzgjatjes së panairit, që flasin për historinë dhe zakonet e këtij vendi aq të pasur e të gjelbër.