Panairet prezantojnë turizëm, sport e edukim

Panairet prezantojnë turizëm, sport e edukim

Për dy ditë në Prishtinë, sot e nesër, pothuaj secili mund të marrë informacione për ato që i interesojnë. Mjafton të vizitohen panairet, si ai i Edukimit dhe panairi i Turizmit dhe Sportit.

Për të diskutuar lidhur me hapjen e panairit  në emisionin “BonBon” në RTV21 të ftuara ishin  Zana Hoxha nga Panairi i Turizmit dhe Sportit dhe  Albona Demaku nga Panairi i Edukimit.

Albona Demaku nga Panairi i Edukimit duke prezantuar ditën e sotme të hpajes se panairit tha se dita ka shku jashtëzakonisht mirë. “Pavarësisht një pune shumë të madhe se dihet për me përgatitë një sallë, mi përgatitë gjitha elementet që një ngjarje të hapet në ora 10:00 ka shumë punë, por ajo çka na ka bërë të mos ta ndjejmë lodhjen ka qenë fluksi i madh i njerëzve të pafund” tha Demaku. Ndërsa shtoi se panairet mbahen në pallatin e rinisë, por në salla të ndara në mënyrë që të mos i pengojnë njëra tjetrën për shkak të profileve të ndryshme.

 Zana Hoxha shpjegoi se ky është viti i 14-të me radhë që panairi i Turizmit dhe Sportit mbahet ndërsa theksoi se edhe këtë vit ka pas pjesëmarrje të agjensive kombëtare të vendeve të rajonit nga Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, por edhe angjensionet tona turistike.

Hoxha tha se gjithçka ka shkuar shumë mirë që nga hapja e tutje. “Përveç ekspozimeve dhe ofertave të ndryshme të cilat kanë ofruar agjensionet turistike, oferta promocionale, zbritje, por edhe pushime falas për vizitorë fatlum, të njëjtat do të vazhdojnë edhe nesër, por përveç këtyre ka edhe aktivitete tjera që janë mbajtur paralelisht”.

Ndryshe panairi do të jetë i hapur edhe nesër nga ora 10:00 deri në orën 18:00./21Media