Panairi i “dëshirave” 

Në La Paz të Bolivisë u organizua një panair më ndryshe nga ata që shohim zakonisht, qoftë të librit, të teknologjisë e të tjerë. Ai është “panairi i dëshirave”. Bolivianët besojnë se me blerje të objekteve që duan, që janë miniaturë, si vetura, shtëpi apo të tjera, do t’u plotësohen dëshirat gjatë vitit, e këto dëshira do t’ua plotësojë statuja Ekeko, që e vlerësojnë si Zot të begatisë.
Një tregtar me këtë rast ka sqaruar se në këtë panair i plotësojnë dëshirat e tyre falë Zotit Aimara të Bagatisë, Ekeko-s. Sipas tij, artikujt e vegjël dhe bretkocat e vogla gjithmonë bekohen nga Ekeko.
Këta artikuj të vegjël dërgohen në shtëpi dhe vendosen rreth figurës së Ekeko-s.
Ata në këtë panair blejnë edhe statuja të Ekeko-s, që është një figurë burri i shkurtër, me mustaqe, i veshur me rroba tradicionale të Andeve, e i cili bartë shportë me drithëra.
Një besimtare e traditës Ekeko mendon se kjo statujë, që është Zoti i Begatisë, u ndihmon të punojnë dhe të kenë shëndet e forcë gjatë vitit.
E një besimtar ka thënë se këtë vit nga kjo statujë kërkojnë të kenë para dhe prosperitet për të gjitha familjet boliviane, të cilat në këtë kohë krize janë prekur rëndë nga pandemia e COVID-19. Ai ka thënë se kërkojnë që edhe pandemia të përfundojë, të gjendet ilaçi për shërim, dhe Ekeko tu jap para, në këtë mënyrë duke ua plotësuar dëshirat.
Brenda në panair shihet edhe një figurë e Ekeko-s, e mbuluar me para dhe objekte të cilat besimtarët i kanë vënë rreth tij me besimin se do të kenë fat të mbarë./21Media

Back to top button