Një mësuese në një kopsht në Texan për ta bërë distancimin social në këtë kohë pandemia më pak shqetësues për nxënësit e saj të vegjël ka menduar një zgjidhje mjaft efikase dhe argëtuese. Ajo i ka kthyer bankat e tyre në makina.

Kjo foto e publikuar nga Jennifer Birch Pierson, gjithashtu frymëzoi dhe shumë mësues të tjerë në Shtetet e Bashkuara për të gjetur mënyra sa më krijuese për të rritur nivelin e sigurisë në klasat e tyre pa i trembur fëmijët, veçanërisht fëmijët e vegjël.

Edhe Patris Dovi dhe Kim Martin të dy mësues në shkollën fillore Episkopale Barnabas, Deland, Florida, gjithashtu vendosën të mbrojnë nxënësit e tyre në një mënyrë imagjinare.

“Shkolla na kishte siguruar masat mbrojtëse por ne ishim të shqetësuar se fëmijët do të ndjeheshin të frikësuar, kështu që ne i kthyem stolat në xhip” , u shpreh Martinn.

Në momentin që fëmijët kishin shkuar në klase ata i kishin thënë celsin e xhipit të tyre dhe u kishin shpjeguar që në momentin që ata do të dilnin nga kabina e tyre duhet të vendosnin me patjetër maskën.