Pas tërmetit të sotëm në Izmir të Turqisë qytetarët kanë dalur në rrugët e qytetit me vetura kështu duke e bllokuar trafikun.

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu ka bërë kërkesë që të mos përdorin automjetet personale.

”Kërkesa jonë nga qytetarët tanë në Izmir, ju lutem mos përdori automjetet tuaja. Ne kemi të gjitha mjetet e nevojshme për t’iu ardhur në ndihmë, ekipet tona janë në terren. Ajo që na duhet në këtë moment të vështirë është rruga. Ju lutem na lini rrugën e lirë për të ndërhyrë”, ka shkruar Soyl në Twitter.

 

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi sipas mediave turke shkoi në 12 persona. Raportohet se numri i të plagosurve deri tani shkoi në 607 dhe se përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë.