Ish-deputetja Shqipe Pantina ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Pantina tha se sot është me Thaçin dhe Veselin, pasi ata meritojnë respekt e mbështetje për angazhimin e tyre në UÇK.

Thaçi e Veseli janë fajtor për keq qeverisje në kohën sa partia që e kanë drejtu ka qenë në pushtet, por për angazhimin e tyre në UÇK ata meritojnë respekt e mbështetje. Sot une jam #meThacin e #meVeselin“, shkroi ish-deputetja./21Media