Me një lutje emocionuese nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje për paqe në Libi, duke ju kërkuar të dy palëve të përfshira në luftën civile të ndalojë luftimet, ndërsa komunitetit ndërkombëtar të fillojë bisedimet dhe të mbrojë refugjatët dhe imigrantët, të cilët Ati i Shenjtë i quajti viktima të mizorisë.

Aiu shpreh i tronditur nga situata në Libi, vendi i cili është përfshirë nga kaosi dhe pa asnjë autoritet qendror të qëndrueshëm që nga rënie e diktatorit Muammar Gaddafi nga rebelët e mbështetur nga NATO në vitin 2011.

Ju bëj thirrje organeve ndërkombëtare dhe atyre që kanë përgjegjësi politike dhe ushtarake të rifillojnë, me bindje dhe vendosmëri, kërkimin e një shtegu drejt përfundimit të dhunës, duke sjellë paqe, stabilitet dhe unitet në vend. Le të lutemi për Libinë në heshtje, të gjithë ne” tha Papa Françesku./21Media