Papa Françesku: Luftërat si kjo në Ukrainë janë një krim kundër Zotit dhe njerëzimit

Gjatë fjalimit të rregullt vjetor të sotëm para diplomatëve të akredituar në Vatikan, Papa Françesku vlerësoi se luftërat si konflikti i armatosur që po zhvillohet në Ukrainë, ku zonat civile i nënshtrohen shkatërrimit pa dallim, janë krime kundër Zotit dhe njerëzimit.
Sipas Papa Françeskut, sulmet ndaj infrastrukturës civile në të cilat njerëzit vdesin nga armët, uria dhe të ftohtit përfaqësojnë një akt lufte që synon shkatërrimin pa dallim të qyteteve të tëra ose zonave të gjera, por edhe një krim kundër Zotit dhe njerëzimit që meriton dënim të prerë dhe të qartë.
Duke i kujtuar turmës krizën e raketave Kubane të vitit 1962, Papa tha: “Fatkeqësisht, sot kërcënimi bërthamor po rritet përsëri dhe bota po ndjen sërish frikë dhe ankth”.
Kreu i Kishës Katolike përsëriti apelin e tij për një ndalim total të armëve bërthamore dhe tha se posedimi i armëve të tilla është imorale.
Në fjalën e tij, Papa Françesku dënoi autoritetet në Iran për ekzekutimin e dënimeve me vdekje ndaj pjesëmarrësve të demonstratave, kërkoi respekt më të madh për gratë dhe kujtoi vdekjen e një gruaje të re iraniane në paraburgimin e policisë së moralit.

Back to top button