Papunësia në shifra rekorde!

Përqindja e papunësisë në Gjermani u regjistrua në të njëjtin nivel edhe në muajin prill me 5,8 për qind

Niveli më i ulët që prej ribashkimit të vendit një çerek shekulli më parë, sipas të dhënave të publikuara sot.

Konform pritshmërive të analistëve të pyetur nga shërbimet financiare Factset, përqindja e papunësisë së ekonomisë së parë evropiane është stabilizuar në nivelin që arriti në muajin mars.

Numri i të papunëve është ulur me 11 000 persona në raport me muajin mars, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale./21Media

Back to top button