Problemi i Kosovës duhet të zgjidhet para se Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, por Kosova nuk është çështja e vetme, ka shumë tema të tjera teknike, dhe Serbia është në mes të këtij procesi.

Kështu ka dekaruar ambasadori gjerman në Serbi, Thomas Schieb për TV Prva.

Schieb ka përshtypjen se imazhi i BE-së nuk është aq pozitiv në Serbi.

Imazhi i BE-së këtu nuk është aq pozitiv sa pritej, por BE-ja po bën gjëra të mira për Serbinë. BE-ja mbështet Serbinë financiarisht përmes programeve të shumta, investimeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ju keni 27 shtete dhe ndonjëherë është një proces i komplikuar se si të bien dakord për të ndihmuar disa shtete. Është bërë në parim, por BE po bën një punë të mirë, unë mendoj se ka një procedurë për të përmirësuar imazhin e BE-së në Serbi”, ka thënë ai.

Diplomati gjerman theksoi se Gjermania mbështet fuqimisht Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.