Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të cilin e kryeson kongresisti Eliot Engel, ka thënë se të gjithë ata që kanë kryer krime lufte duhet të sillen para drejtësisë.

Përmes një postimi në Twitter ky komitet ka thënë se drejtësia nuk duhet të jetë vetëm për një etni, duke shtuar se momentalisht kjo po ndodhë në Kosovë përmes Gjykatës Speciale.

“Çdokush që ka kryer krime lufte, pavarësisht nga përkatësia etnike, duhet të dalë para drejtësisë. Pikë. Por, drejtësia nuk duhet të shihet përmes një prizmi nga i cili mund të kalojnë imazhe të vetëm një etnie. Tash për tash, duket se kjo po ndodhë në Kosovë me Gjykatën Speciale, dhe diçka duhet të ndryshojë”, thuhet ndër tjera në një shkrim të bërë në faqen zyrtare në Twitter-in e Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.