Në kujtim të 82 vjetorit te lindjes se Azem Shkrelit

Në kujtim të 82 vjetorit te lindjes se Azem Shkrelit

Azem Shkreli është lindur më 1938 në Rugovë të Pejës. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit ka shënuar kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e ka zgjeruar spektrin tematik; e ka subjektivizuar dhe intimizuar heroin lirik dhe çka është më me peshë, ka sjellur një ndjesi të re të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo i ka hapur rrugë bindshëm poezisë së viteve të pesëdhjeta, të ngarkuar me patosin e euforisë kolektive.

Për shumë vjet, Shkreli ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues dhe drejtor i KosovaFilmit.

Azem Shkreli ka vdekur në pranverën e vitit 1997./21Media

Para Elegjisë

Një ditë do t’i marrësh ne gji
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t’i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t’agsholeve t’prenduara
e s’do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t’i mahnitësh
djelmoshat.

Një ditë dot’i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t’i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s’do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t’perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.

Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet.