Kombëtarja e Kosovës në futboll pas pak çastesh  do të ballafaqohet me Moldavinë në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje është shumë ë rëndësishmë për të siguruar qëndrimin në Ligën C

Para ndeshjes, stadiumin “Fadil Vokrri” e kanë vizitiar Kryeminsitri I Kosovës, Avdullah Hoti, Ministrja për Rini Kulturë dhe Sport, Vlora Dumoshi si dh eish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. E vecanta e kësaj ndeshje është se tifozët “Dardanët” kanë përkrahur fushatën “Bëhu zëri im” duke vendosur lulen simblikë të kësaj fushate nëpër karriget e stadimit,

Dumoshi ka njoftuar për vizitën që i kanë bërë stadiumit si dhe ka mbështetur këtë iniciativë të “Dardanëve”

“Forca djelmoshave që sonte sfidohen në lojën kundër Moldavisë.Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Kjo kampanjë është përkrahur nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.Zëri i heroinave të Kosovës sot kumbon për fitoren e madhe! Përpara djema“, ka shkruar ajo./21Media