Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi bashkë me deputetë tjerë ka bërë sot homazhe te varri i Astrit Deharit me rastin e 4 vjetorit të vdekjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Selimi dje ka bërë të ditur se është njoftuar nga Gjykata Speciale se i është konfirmuar aktakuza dhe sot do të niset për në Hagë.

Selimi nga aty para gazetarëve tha se për zhvillimet rreth speciales do të flasë nga Haga, duke shtuar se beson se nga atje i shkon zëri më mirë.

“Jemi te varri i Astritit dhe Arbnorit, nuk ka ngjarje tjetër që do të mund ta mposhte këtë ditë. Mos ma merrni si refuzim po do të flas prej atje, besoj prej atje besoj më shkon zani më mirë. Nuk jam unë ai që e di”, tha ai

Kujtojmë se në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016, në rrethana ende të pasqaruara, vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari./21Media