Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot nga ora 11:30 do të takohet me presidentin Hashim Thaçi.

Ky takim vjen para nisjes për në Bruksel të kryeministrit Hoti i cili më 25 qershor do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.

Nga Brukseli, Hoti do të udhëtojë për Uashington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nis dialogu me Serbinë.

Nëse në takimin e Uashingtonit do të jetë fokus zhvillimi ekonomik, në Bruksel Hoti ka thënë se do të bisedojnë për hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.