Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT )u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë aplikimit online për tërheqjen e 10% të kursimeve nga TRUSTI.

“ Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT (https://www.trusti10.org/Item/Home)
– Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”, thuhet në porosinë e KOS-CERT.

Aplikimi për tërheqjen e 105 të trustit pritet të fillojë sot nga ora 15 megjithatë faqja është jashtë sistemit./21Media