Para se të niset drejt Kuvendit të Kosovës, ku pritet të raportojë para deputetëve për dialogun, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe në nder të aktivistit Arbënor Dehari.

Në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të Deharit, Kurti ishte tek varrezat së bashku me deputetë, ministra e aktivistë të Vetëvendosjes dhe familjen Dehari.

Lëvizja Vetëvendosje publikoi në Facebook disa fotografi të homazheve dhe të kryeministrit teksa përqafon vajzën e aktivistit Astit Dehari.

“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë̈ të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore. Abënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest. Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative”, thuhet në postimin e VV-së./21Media