Pjesëmarrjen ne takimin e thirrur nga u.d e presidentit Vjosa Osmanit tashmë e ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje. RTV21 mëson se aktualisht AAK-ja është duke mbajtur mbledhjen e kryesisë ku pritet të dalin me një përgjigje rreth këtij takimi.

Ndërsa, PDK-ja edhe pse ende nuk ka dalë me një përgjigje rreth takimit qysh mbrëmë e kanë mirëpritur vendimin e Kushtetueses dhe lajmin që vendi të shkojë në zgjedhje.

Takimi i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit me liderët e partive politike do mbahet sot në ora 13:00. Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Bekim Kupina, këshilltar për Media i u.d. Presidentes.

RTV21 mëson se në këtë takim pritet të diskutohet edhe për buxhetin e vitit 2021./21Media