U bënë tri vjet nga publikimi i këngës “Lonely Together”, bashkëpunimit të këngëtares shqiptare, Rita Ora me DJ e ndjerë, Avici. Kjo këngë që u dëgjua dhe u pëlqye shumë nga publiku, është një ndër hitet e pavdekshme.

Me një video në Instagram, këngëtarja e falënderoi DJ e ndjerë që e ftoi të bëhet pjesë e këtij bashkëpunimi dhe për përkrahjen e vazhdueshme.

“Tri vite nga Lonely Together. Faleminderit prej të gjithë juve që po vazhdoni të dëgjoni, të shpërndani dhe të këndoni këtë këngë. Një falënderim i veçantë për shokun tim të dashur Avicii që më ftoi të isha në këtë këngë. Do më mungosh gjithmonë”, shkroi ylli shqiptar krahas videos.

Ky super bashkëpunim numëron mbi 158 milionë klikime në YouTube./21Media