Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Drenas ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit, prej 1 muaji, kundër të pandehurit B.K., pasi dyshohet se ka kryer dhunë në familje.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, po ashtu mund të ndikojedhe në të dëmtuarën – vajzën e tij./21Media