Paraburgim për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Paraburgim për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit 1 muaj të pandehurit H. R., ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, lëndim i lehtë truporë, lidhur me veprën penale të dhunë në familje dhe mbajtjes pa autorizim të armës.

Më 23 prill 2020 rreth orës 19:00 minuta, në shtëpinë e tij në Gjakovë, me dashje shkakton dhunë në familje duke keqtrajtuar fizikisht vajzën e tij në atë mënyrë që, i pandehuri përderisa gjendej në ndikim të alkoolit fillon të bërtas dhe ta fyej me fjalë të ndyta, e urdhëron të dëmtuarën që të dal nga shtëpia. Më pas, merr armën e tij të tipit pistoletë, futet në dhomë dhe me pjesën e poshtme të armës e godet në fytyrë – hundë vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime”, njofton Gjykata./21Media