Paraburgim për mjekun që sulmoi profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.
Profesoresha Hatixhe Latifi – Pupovci ka dhënë detaje rreth sulmit ndaj saj ditë më parë, ku ka theksuar se ka qenë një sulm krejtësisht i pa pritur dhe i pa provokuar, i shkaktuar nga motive të pa kuptueshme për të./21Media