Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit edhe për të pandehurin e dytë Sh. H., duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë.

I pandehuri Sh. H., dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryej akt seksual, në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e bënë edhe shoku i tij Sh. J.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”, thuhet në një komunikatë për media.

Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit./21Media