Paraburgim për të dyshuarin në Ferizaj për dhunimin e një të miture

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet D.S., pasi dyshohet për veprën penale dhunimi.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Habib Zeqiri, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri me datë 20 nëntor 2022, në kohë të pacaktuar, në një fshat në Komunën e Ferizajt, përkatësisht në shtëpinë e tij, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, e cila është nën moshën 14 vjeçare, me ç’rast ka kryer akt seksual me të dëmtuarën.
Gjykata Themelore Ferizaj ka njoftuar se gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj./21Media

Back to top button