Paraburgim për të dyshuarin që goditi me boks të hekurit

 

 

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj, ndaj të pandehurit V.H., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: “Lëndimi i rëndë trupor”.

Në komunikatë thuhet se “Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit V.H., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – Më datë 08 shkurt, me mjet të rrezikshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe duke vepruar edhe me tre persona tjerë, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarin – i pandehur R.K., në atë mënyrë që i afrohen të dëmtuarit dhe në një moment i pandehuri V.H., e godet me boks hekuri, së cilës më i bashkëngjiten edhe 3 persona tjerë me shkop bejsbolli dhe që të gjithë duke e goditur në pjesë të ndyshme të trupit, i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor të dëmtuarit (i pandehur) R.K.”.

Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, sepse hetimet në këtë çështje sa po kanë filluar, do të merret në pyetje i pandehuri, dhe dëshmitarët tjerë eventual, në rrjedhën e mëtejmë do të mblidhen edhe prova të tjera për zbardhjen e kësaj çështje penale, gjithashtu duke marrë parasysh raportet e acaruara ndërmjet të pandehurve për shkak të një konflikti të mëhershëm si dhe të këtij rasti, vendosmërinë e të pandehurit për të kryer këtë vepër penale ku shihet nga video incizimi se të njëjtit në bashkëveprim pasi që janë marrë vesh e kanë kryer këtë vepër penale./21Media

 

Back to top button