Paraburgim për të dyshuarin që vrau nënën në Ferizaj

 

 

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve, ndaj të pandehurit B.Ç, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

I pandehuri dyshohet se më 10 gusht 2020, në shtëpinë e përbashkët të banimit në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta nënën e tij M.Ç, e moshës 83 vjeçare, në atë mënyrë që për motive tani të panjohura e ka goditur 4 herë me thikë në pjesën e përparme të kraharorit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes./21Media

 

Back to top button