Veseli thotë e kjo qeveri është e rrezikshme

Veseli thotë e kjo qeveri është e rrezikshme

Pas paralajmërimit për tërheqje të trupave amerikanë nga Kosova, Partia Demokratike e Kosovës së bashku me deputetët e tjerë të opozitës, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme parlamentare për nesër në ora 15:00.

Me këtë seancë do t’i kërkojnë qeverisë raport në qasjen e saj ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo u bë e ditur nga kryetari i PDK-së Kadri Veseli në një konferencë për media.

Ai tha se PDK i merr me shqetësim serioz paralajmërimet për tërheqjen e trupave ushtarake amerikane si dhe suspendimin e programeve zhvillimore.

Veseli fajin për këtë ia vë qeverisë së Kosovës. “Si asnjë herë më parë kjo aleancë e shenjtë mes Kosovës dhe SHBA po vihet në rrezik nga një kryeministër i paaftë për të kuptuar dhe vepruar drejt, nga një kryeministër pa vizion e pa përgjegjësi. Për fat të keq gjithnjë e më shumë po vërtetohet se kjo qeveri është rrezik në interesin e përgjithshëm nacional.”, tha ndër tjerash Veseli.

Senatori amerikan, David Perdue, sot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më shpejt ta largojë tarifën ndaj mallrave Serbisë, në të kundërtën senatori ka kërkuar nga SHBA ta shqyrtojë praninë e saj në Kosovë. Një gjë të tillë e ka mbështetur edhe djali i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Jr./21Media