Oficerët korrektues sot rreth orës ‪13:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues, siç u bë e ditur, gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni  i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të  është veçuar  dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.”, informoi Shërbimi Korrektues i Kosovës./21Media