Sot është dita e fundit e muajit qershor e meteorologt thonë se muaji do të përfundojë me një ditë me mot kryesisht të kthjellët. Në orët e pasditës mund të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat do te sillen në mes 16 e 29 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, parashihet të mbajë mot kryesisht i kthjellet. Temperaturat do të shënojnë ngritje ato do te sillen në mes 18 e 31 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike edhe te enjtën do te kemi mot kryesisht të kthjellet e mandej pritet te kemi ndryshim të motit. Vranësirat do të jenë më të shpeshta e kohë pas kohe mund te sjellin edhe rrebeshe shiu të përcjella me bubullima.

Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë. Në mëngjes ato do te sillen në mes 15 e 17 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 25 e 28 gradë Celsius./21Media