Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët. Në orët e mëngjesit pritet të ketë riga shiu, që në orët e mesditës mund të kalojnë në rrebeshe lokale shiu e stuhi. Temperaturat do të sillen në mes 7 e 15 gadë Celsius.

Neser, pritet që dita të fillojë me vranësira, të cilat në mesditë mund të sjellin reshje lokale shiu. Temperaturat nuk pritet të pësojne ndryshime, ato do te sillen në mes 7 e 15 grade Celsius.

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, ku do të dominojnë vranësirat. Në orët e pasdites mund të ketë rrebeshe lokale shiu, të përcjella me bubullimë. Temperaturat do te sillen në mes 7 e 16 gradë Celsius./21Media