Parashikimi i motit në Maqedoni

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me vranësira. Pasdite në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut, ndërsa në bjeshkë reshje të borës.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 4 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 9 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë maksimale deri 17 gradë Celsius.

Back to top button