Mot i vranët

Mot i vranët

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se Shqipëria do të ketë mot me vranësira të dendura sot në pjesën e parë të ditës.

Më pas do të ketë përçarje të vranësirave dhe intervale kthjellimesh në pjesën veriore dhe qendrore. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar deri në mesditë.

Pasdite reshjet mbeten prezente në jug të vendit. Në zonat malore lindore do të ketë reshje dëbore në lartësi mbi 1000 metër. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera herës fiton shpejtësi deri në 18 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 10/18 re shi diell

Kukës 7/12 re shi diell

Lezhë 10/17 re shi diell

Dibër 4/10 re shi diell

Durrës 10/17 re shi diell

Tiranë 11/18 re shi diell

Elbasan 10/17 re shi diell

Berat 11/18 re shi diell

Vlorë 10/18 re shi

Korçë 3/6 re shi

Gjirokastër 8/16 re shi

Sarandë 11/17 re shi.