Vranësira dhe rrebeshe shiu do të shoqërojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë që orët e para të mëngjesit, situatë e cila vijon deri pas mesditës kur pritet përmirësim i motit në zonat Perëndimore duke spostuar reshjet e shiut drejt zonave Lindore.

Mbrëmja paraqitet me kthjellime në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit ulen më të paktën 2 gradë Celsius në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 10 deri në 27 gradë Celsius.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim i ulët.