Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot parashikohet moti i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente në zonën e veriperëndimit dhe lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim mesatare dhe e vrullshme në bregdet, zonat e ulëta pranë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Valëzimi në dete parashikohet 3 deri në 5 ballë me lartësi vale 1.25 deri 4.0 metër.