Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm.

“Do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm. Të premten vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa dita e shtunë parashihet të përfshij
pothuaj gjithë territorin me reshje, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje me shpejtësi 1-9 m/s. /21Media