Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë mot me diell dhe temperatura të larta.

Sipas IHMK-së, vranësirat mund të jenë të dukshme vetëm për gjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbetet e kthjellët dhe me rreze të diellit.

“Në orët e mesditës duhet të kemi kujdes nga rrezet direkt të diellit, për shkak të indeksit të lartë UV. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /21Media