Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e diele do të karakterizohet me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat do të jenë të dukshme kryesisht gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj preferohet që në intervali kohor prej 10-17 mundësisht të jemi të kufizuar prej rrezeve të diellit, ose të përdorim masa mbrojtëse. Do të fryjë erë lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, njofton IHMK./21Media