Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sonte informoi se nesër në vendin tonë do të mbajë  mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.”, informoi IHMK./21Media