Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se deri më 12 qershor do të kemi mot të paqëndrueshëm.

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu. Sa i përketë temperaturave, ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëm.

Të martën, të mërkurën dhe të enjten parashihet të kemi mot kryesisht të ngjajshmëm, diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi.

Po ashtu të premten pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me ditet e fundit.

IHMK ka njoftuar se do të ketë shkarkime rrufesh në shumë zona gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundesitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

“Pra, siç po verehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit. Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha priten në perendim dhe veriperendim të Dukagjinit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtime i verilindjes dhe jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e institutit./21Media

Back to top button