Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Dita e parë e javës nis me mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Të martën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta të shiut, kryesisht në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.

E mërkurja do të ketë mot kryesisht me diell.  Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperëndimit.

Mot kryesisht i  ngjashëm me ditën e mërkure do të jetë edhe të enjten, vetëm se në vlerat e temperaturave  maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27  gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme  e lehtë deri mesatare.

Dita e premte parashihet të jetë dita më e nxehtë e javës. Parashihen vranësira të lehta dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalete e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /21Media

Back to top button