Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot më të nxehtë dhe me pak reshje shiu në pesë ditët e ardhshme.

Të hënën do të ketë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Të martën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët . Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte  për riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

E mërkura do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm me ditën e marte, por vranësirat do të jenë më të theksuara dhe  vende-vende pos  reshjeve ka mundësi të ketë edhe shkarkime elektrike, si pasojë e konveksionit në troposferë. Sa i përket gjendjes termike, ajo mbetet pothuaj e njëjte me ditën e martë, përpos në vlerat e minimaleve që parashihet të ketë ngritje.

Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund te sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në relievin malor. Temperaturat minimale mbeten konstante, ndërsa ato maksimale parashihen të kenë ngritje të lehta.

Dita e premte parashihet me intervale më të gjata me diell. Vranësira të shpërndara mund të paraqiten në viset e larta. Temperaturat mbeten pothuajse konstane në të dy vlerat , ngjashëm me të ditës së enjte.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga drejtimet e ndryshme. /21Media

Back to top button