Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për 5 ditët e ardhshme pritet të ketë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.
Do të ketë vranësira konvektive të cilat vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh. Mirëpo sa i përket temperaturave , ato do të jenë tipike pranverore.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-32 gradë Celsius.
”Indeksi UV në fillim do të shenoj vlera mesatare, ndërsa nga dita e mërkurë e tutje parashihet të ketë vlera të larta. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe jugperendimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button