Në vendin tonë do të mbajë moti i ndryshueshëm. Gjatë ditës së sotme parashihet të jetë mot me diell e vende-vende pritet të ketë riga lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet parashihet të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht në verilindje me shpejtësi 1-19 m/s.