Parashikimi i motit për sot dhe nesër
15 Dhjetor 2020
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët. Temperaturat do të sillen në mes -2 dhe 6 gradë Celsius.
Ndërsa, nesër pritet të ketë më shumë vranësira. Mirëpo, temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të qenësishme. Ato do të sillen në mes -2 e 7 gradë Celsius.
Gjykuar sipas ecurive sinoptike, në ditët në vijim, pritet të kemi mot me vranësira dhe pak çaste me diell. Ka mundësi të ketë riga lokale shiu e në lugina të ketë mjegull.
Temperaturat minimale do të sillen në mes -2 e 0 gradë Celsius, kurse ato maksimale në mes 6 e 8 gradë Celsius./21Media