Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sot informoi se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell.

Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.”, informoi IHMK./21Media