Nga: René Descartes 

Pjesë nga libri “Parimet e filozofisë”

Kërkuesi i së vërtetës duhet, të paktën njëherë në jetë, të dyshojë të çdo gjë që mund të vihet në dyshim. Në përgjithësi, tendenca është që ne të kemi mendime të parakrijuara rreth çdo gjëje, çka na pengon të njohim të vërtetën, për shkak se gjatë fëmijërisë sonë, përpara se të aftësoheshim në përdorimin e plotë të arsyes, u qaseshim me gjykim të gjitha gjërave që paraqiteshin përballë shqisave tona. Mënyra e vetme për ta çliruar veten prej këtyre paramendimeve, duket të jetë veçse t’i futemi të paktën njëherë në jetën tonë telashit të së dyshuarit te gjithçka në të cilën gjejmë qoftë edhe më të voglën hije pasigurie.

*Descartes u lind më 31 mars në La Haye en Touraine të Francës dhe vdiq në Stokholm të Suedisë më 1650. Ishte filozof, matematikan dhe shkrimtar i konsideruar si themelues i drejtimit filozofik të racionalizmit. Thënia e tij e famshme “Mendoj, pra jam” është thelbi i kësaj filozofie. Descartes po ashtu ishte figurë kyçe në atë që quhej revolucion shkencor. /21Media